RRJETA KAPILARE E ARTERIEVE

RRJETA KAPILARE E ARTERIEVE

Gypëzat kapilarë janë shumë-shumë të hollë: diametri i tyre është 7,5 mikronë (1 mikron = 1 e mijta pjesë e milimetrit). Anët e tyre janë të formuara nga një membranë shumë e hollë. Kapilarët lidhen me njëri-tjetrin, duke formuar atë që quhet rrjeta kapilare e arterieve. Rrjetë kapilare ka pothuaj në të gjitha pjesët e trupit. Të tilla nuk ka në disa organe, si p.sh. te kristalini i syrit, te kornea, te pjesët e forta të dhëmbit, te thonjtë etj.

Në rrjetën kapilare ndodh shkëmbimi i lëndëve. Gjaku këtu lëviz shumë ngadalë, kalon membranën e hollë të kapilarëve dhe lëshon në limfën që rrethon qelizat dhe indet e trupit lëndët ushqimore dhe oksigjenin që ka sjellë me vete. Prej këtej këto lëndë i marrin qelizat. Ndërkohë, gjaku në këtë zonë ngarkohet me skoriet, me gazin karbonik dhe me mbeturinat që kanë jashtëqitur qelizat. Kështu i ngarkuar ai merr rrugën e kthimit për në zemër.

Trupi — Ynë

[cite]