RRJETA KAPILARE LIMFATIKE
Kapilarët limfatikë janë gypëza shumë të hollë, të ngjashëm me kapilarët e gjakut. Ata bashkohen e ndërlidhen ndërmjet tyre, duke krijuar rrjeta jo aq të rregullta si ato të enëve të gjakut.
Rrjetat kapilare limfatike janë të përhapura në të gjitha organet dhe pjesët e trupit të njeriut që kanë gjak, dhe mungojnë vetëm në ato pjesë që nuk kanë enë gjaku, si p.sh. te truri. te thonjtë etj. Nga mjedisi limfatik limfa kalon në kapilarët limfatikë dhe prej atyre në degëzimet e enëve limfatike.
[cite]