RRUFEJA
✤ (1909). Gazetë e përmuajshme satirike, politike, shoqërore e letrare. Numri i parë doli në janar 1909 në Tubhar-Fajum të Egjiptit, vijoi deri në nr. 14 më 1910, kur ndryshoi titullin në Sëpata. E drejtonte Jani Vruho (shih} Kishte qëndrim përparimtar, iu kundërvu demagogjisë së xhonturqve dhe pretendimeve të shovinistëve fqinjë.

(Z. R.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Rrufeja


[cite]