RRUGË NË KORÇË
✤ (1940). Peizazh tipik i Vangjush Mios (shih). Përmes një harmonie ngjyrash të kthjellëta e me nuanca të tejdukshme, ku mbizotëron e kaltra dhe me dritë, pasqyron një rrugë karakteristike të mbushur me njerëz të Korçës së vjetër. Si në shumicën e peizazheve të piktorit nga kjo pamje buron një ndjenjë lumturie.
(A. Ku.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Rrugë Në Korçë
[cite]