RRUGË NË KORÇË


RRUGË NË KORÇË
✤ (1940). Peizazh tipik i Vangjush Mios (shih). Përmes një harmonie ngjyrash të kthjellëta e me nuanca të tejdukshme, ku mbizotëron e kaltra dhe me dritë, pasqyron një rrugë karakteristike të mbushur me njerëz të Korçës së vjetër. Si në shumicën e peizazheve të piktorit nga kjo pamje buron një ndjenjë lumturie.

(A. Ku.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Rrugë Në Korçë


Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "RRUGË NË KORÇË" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/rrug%c3%ab-n%c3%ab-kor%c3%a7%c3%ab