RRUGA KUKËS-PESHKOPI


RRUGA KUKËS-PESHKOPI
✤ Njihet edhe me emrin «Rruga e Rinisë». Aksioni i parë i madh kombëtar i rinisë për rindërtimin e vendit pas Çlirimit. Punimet për ndërtimin e saj filluan më 16 qershor 1946. Përarimi u bë më 27 nëntor 1946. Ky aksion pati një rëndësi të madhe ideologjike, politike, ekonomike dhe kulturore për vendin tonë. Rruga Kukës-Peshkopi ka një giatësi prej 65.4 km. Fillon nga ura e Muhurit mbi lumin Drin dhe vazhdon deri në Kolesjan e Bicaj. Traseja e saj është ndërtuar në një kuotë mesatare prej rreth 500 metra mbi nivelin e detit. Për ndërtimin e kësaj rruge u gërmuan 342.000 m3 dhë, 1/4 e të cilit ishte shkëmb. Në këtë aksion pesëmujor u aktivizuan 5 000 të rinj vullnetarë nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, të cilët punuan në dy turne me nga 2 500 veta.

(Ad. M.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Rruga Kukës-Peshkopi


[cite]