RRUSHI
✤ Fruti i hardhisë, që përbëhet nga kokrra të rrumbullakta ose gjatoshe me tul, me ose pa fara të lidhura me freth në një bistak.

Kokrra mbulohet nga cipa që jep ngjyrën e aromën, ndërsa tuli ka sheqerna, acide e lëndë të tjera. Rr. është frut me vlera të mëdha ushqyese dietike dhe i shiishëm. Përmban mesatarisht 18-22% sheqer në trajtë glukoze dhe fruktozë që thithet dhe përvetësohet shpejtnga organizmi i njeriut, deri në 2% acide organike, kripëra minerale: kalium, hekur, kalcium etj., në sasi të pakët vitamina A, B|, B2, C. Një kg. rrush i thatë përmban deri në 3000 kalori dhe 1 kg rrush 1 freskët 700-800 kalori. Rr. përdoret për t’u ngrënë i freskët, i thatë ose i përpunuar (lëngje, reçelra); ai përdoret për të prodhuar pije si raki, verë, konjak si dhe uthull, musht, acid tartrik. Pas Çlirimit me shtimin e madh të vreshtave (shih) prodhimi i Rr. ka ardhur duke u rritur; në v. 1982 në krahasim me v. 1960 është rritur mbi 3.4 herë.

(M. Pe.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Rrushi


[cite]