RUNGAJA
✤ Mal në JP të rrethit të Korçës me lartësi 1945 m. Kufizohet me pellgun e Kolonjës në JL dhe luginën e rrjedhjes së sipërme të Osumit në JP. Përbëhet kryesisht nga gëlqerorë të kretakut, nga shkëmbinj efuzivë e nga flishi, Ka pamjen e një kubeje me forma të shumta karstike dhe akullnajore (cirqe, lugje e morena). Në pjesën VP të R. buron një nga degët e 1. Osum. Në periferi të R. ka pyje ahu, halorësh (pisha e bredhi) e dushku, ndërsa në pjesën e sipërme ka kullota alpine, Në JL të tij në Rehovë ndodhet miniera dhe fabrika e pasurimit të bakrit.

(P.Q.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Rungaja


[cite]