SËMUNDJET E ZEMRËS DHE TË ENËVE TË GJAKUT


SËMUNDJET E ZEMRËS DHE TË ENËVE TË GJAKUT
✤ Sëmundje nga më të përhapurat që prekin të gjitha moshat, duke shkaktuar invaliditet dhe vdekshmëri të lartë. Më të përhapura janë arterioskleroza me pasojat e veta (angina pektoris, infarkti akut i miokardit, hemoragjitë e trombozat cerebrale etj.), hipertensioni arterial, kardiopatia reumatizmale, veset e lindura të zemrës, sëmundjet e miokardit etj.

Infarkti dkut i miokardit shkaktohet nga ndërprerja e menjëhershme e furnizimit të miokardit me oksigjen. Shkaku kryesor është arterioskleroza e koronareve, të cilën e rëndojnë ose e shpejtojnë ngritja e yndyrnave në gjak, hipertensioni arterial, duhani, diabeti i sheqerit, mungesa e veprimtarisë fizike, dhjamosja etj. Përmirësimi i vazhdueshëm i shërbimit të kardiologjisë në vendin tonë ka sjellë që vdekshmëria nga kjc sëmundje të ulet në 12% (ndaj vdekshmërisë së përgjithshme). Në qytetet kryesore janë hapur kohët e fundit repartet e reanimacionit.

Hipertensioni arterial është ngritja e vlerave të presionit të gjakut: sistolik, diastolik ose të dyja së bashku. Sot ka shumë lloje medikamentesh që ulin presionin e gjakut në shifra normale ose pothuajse normale.

(Y. Po.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Sëmundjet E Zemrës Dhe Të Enëve Të Gjakut


[cite]