SAIDE
✤ (Shoqëria Anonime Industriale e Duhaneve, Elbasan). Një nga shoqëritë e para anonime që ka vepruar në fushën e industrisë, e krijuar më 1927 nga një grup kapitalistësh të qytetit të Elbasanit. Kapitali i saj fillestar prej 240.000 fr. ari erdhi duke u rritur. SAIDE zhviHoi veprimtarinë e saj në lëmin e prodhimit ‘të duhanit kaush dhe të cigareve. Pasuria e saj u shtetëzua në shkurt 1947.
(I. F.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Saide
[cite]