SAKO ZIHNI
✤ (1912-1981) Folklorist dhe shkrimtar. Lindi në Gjirokastër. Mori pjesë në Luftën ANÇ, anëtar i PPSH më 1943. Pas Çlirimit ishte drejtor i shtypit në Minisirinë e Kulturës, nënpresident i Komitetit të Kulturës, deputet në Kuvendin Popullor në disa legjislatura, drejtor i Institutit të Folklorit (1960-1979). Nga v. 1966 ka kryesuar Komisionin e këngës popullore ballkanike të Shoqatës AIESEE (shih). Është autor i njërit prej teksteve të para të folklorit për universitetin. Në punimet studimore ka trajtuar probleme të folklorit tradicional dhe bashkëkohor. Ndër veprat letrare të tij janë novela Bereqeti (1951), Ditë të gëzueshme (1953) dhe mjaft vjersha. sidomos për të vegjlit. Ështëlauruar me Çmimin e Republikës.
(Q. H.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Sako Zihni
[cite]