SANËZA
✤ (Gentiana lutea L.). Bimë shumëvjeçare e familjes gentianore (Gentianaceae), 50–120 cm e lartë, me gjethe eliptike ose vezake, të rimta, me 5-7 nervura të dallueshme, me lule të verdha të vendosura në qerthuj. Lulëzon në qershor deri në gusht, bën fryt irapsollë që lidh farë në muajin shtator. Është bimë e Evropës Qendrore e Jugore dhe në vendin tonë e përhapur në kullota e vende me lagështi nga 800 m deri 2200 m mbi sipërfaqen e detit. Në gjendje natyrore shumëzohet nëpërmjet organeve nëntokësore, kurse në fidanishte mbillet me filiza të rritur. S. i përdoren rrënjët për të nxitur oreksin, për të lehtesuar tretjen e ushqimeve, kundër anemisë, për uljen ,e temperaturës etj.
(J.V.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Sanëza
[cite]