SANATORIUMI


SANATORIUMI
✤ Institucion shëndetësor me shtretër për diagnozën, mjekimin e të sëmurëve me tuberkuloz dhe organizimin e punës profilaktike. Para Çlirimit tuberkulozi ka qenë mjaft i përhapur në Shqipëri. Prandaj menjëherë pas Çlirimit u ngritën S. për tuberkulozin e mushkërive: në Korçë e në Shkodër më 1946, në Tiranë më 1948 dhe dy të tjera për tuberkulozin jashtë mushkërive: në Sarandë e Vlorë. Këto institucione kanë luajtur rol të rëndësishëm në luftën kundër tuberkulozit. Me përmirësimin e vazhdueshëm të gjendjes ekonomiko-shoqërore, me matimin e masave profilaktike dhe me rritjen e nivelit të metodave diagnostikuese e mjekuese, mberkulozi pësoi rënie të ndjeshme, prandaj u mbyllën S. e Sarandës e të Vlorës dhe u pakësua Bnmri i shtretërve për të sëmurët me tuherkuloz në të tre S. e tjera. Që prej v. 1983 S. shërbejnë si qendra të specializuara edhe për sëmundjet e mushkërive me natyrë jotuberkulare. 5. i Tiranës pas v. 1962 u quajt Institut për luftën kundër tuberkulozit, ndërsa sot quhet Instituti i Ssmundjeve të mushkërive (shih). (H. Ço.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Sanatoriumi


[cite]