SAPUNI
✤ Lëndë larëse, e përbërë nga kripërat alkaline të acideve të larta yndyrore, si dhe të acideve naftenike e yndyrore. Në ind. përdoren si lëndë të para për përftimin e S. yndyrnat shtazore, vaji i pambukut, acide yndyrore etj. Gjatë sapunëzimit, duke zier yndyrnat me hidroksid natriumi formohet brumi i S. që përmban glicerinë dhe kripëra të acideve yndyrore. Masës së ngrohtë i shtohet kripë gjelle për të veçuar nga glicerina S., që pas ftohjes bëhet i ngurtë.

S. është mjet larës me rëndësi që përdoret për qëllime shtëpiake dhe komunale, si edhe në industri për larjen e leshit, të tekstileve, për lubrifikimin në makinat metalprerëse etj. Sipas përdorimit dallohen S. rrobash, S. tualeti dhe S. pluhur. Ka qenë e njohur tradita e prodhimit të S. nga ekonomitë shtëpiake të trevave shqiptare ku prodhohej vaji i ullirit. Një pjesë e S. të prodhuar eksportohej në vendet fqinjë. Në fillim të shek. XX u ngritën në vend edhe punishtet e para për prodhimin e S. Sot ind e

sapunit (shih) e vendit prodhon 5 lloje S. rrobash mbi 12 iloje S. tualeti si dhe S. pluhur.

(D.Ha.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Sapuni


[cite]