SASTEB
✤ (Shoqëri Anonime Shqiptare Tregtare e Bujqësore). U organizua në korrik 1942 nga eksponentët e qeverisë kuislinge të Mustafa Krujës (shih) në bashkëpunim me pushtuesin italian. Zëvendësoi shoqërinë aksioniste italiane EAGA (Ente Albanese Gestioni Agricole). Aio u siguronte organizatorëve të saj të drejtën ekskluzive të grumbullimit dhe të shpërndarjes në gjithë vendin të sendeve ushqimore që importoheshin nga jashtë. Ajo kishte, përveç të tjerave, edhe dy zyra kryesore: në Prizren dhe në Durrës, me clegë të tjera në qytete të ndryshme të Kosovës, si Pejë, Gjakovë, Prishtinë, ‘Mitrovicë, Lipjan e Gjilan. Nëpërmjet veprimtarisë së saj spekuluese, sidomos duke blerë drithëra lirë në Kosovë dhe duke i shitur me 5-10 fish më shumë në Shqipëri, SASTEB-i u bë një çerdhe grabitësish e gjakpirësish të popullit. Për këtë arsye, degët e depot e saj u bënë disa herë objekt i sulmeve të njësiteve guerile, të cilat e merrnin drithin dhe ia shpërndanin popullsisë së uritur. Qëilimet dhe veprimet grabitqare shfrytëzuese të saj u demaskuan në një artikull të rëndësishëm që botoi shoku Enver Hoxha në numrin 7 të «Zërit të populIit», 1942.

(M. De.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Sasteb


[cite]