SAUKU
✤ Fshat në rrethin e Tiranës (J). Qendra e fshatit të bashkuar është në Mjull-Bathore, përfshin edhe fshatrat Farkë e Madhe, Farkë e Vogël, Lundër, Selitë e Vogël, Shkozë, Sharrë, popullsia gjithsej 13.670 hanorë. Dëshniohet si vendbanim që në shek. XII-XIII. Në regjistrimin osman të v. 1431 përmendet me emrin Suket. Këshilli NÇ u ngrit në tetor 1942. Në fshat janë kryer disa aksione nga çeta e Pezës kundër autokolonave gjermane e depove të fashistëve. Më 18.10.1943 partizanët e Brigadës III S. nga kodrat e S. goditën me top Asamblenë tradhtare. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më Bën pjesë në NB «Gjergj Dimitrovx. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i rrushit, i ullinjve, i qumështit. S. ka shkollë 8-vjeçare, qendër shëndetësore, njësi tregtare.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Sauku


[cite]