SELASFORI


SELASFORI
✤ Emër që mori në mesjetë qyteti ilir i antikitetit të vonë Deabolis, i përmendur edhe në historiografinë bizantine. Emri S. del për herë të parë në një mbishkrim të Ohrit të vitit 1375. Ka mundësi që ky qytet të vendoset diku afër brigjeve të 1. Devoll, në rrënojat e një vendbanimi pranë fshatit Zvezdë, aty ku mbaron fusha e Korçës, te këmbët e malit të Thatë, në fillim të grykës nga kalon rruga Korçë-Prespë-Manastir. Emri sllav Zvezdë («yll») mund të lidhet me S. (gjithashtu «yll») e të dy lidhen me emrin ilir Deabolis, i cili në mënyrë popuIiore . interpretohej si diall = Lucifer — Selasfor dritësjellës. S. ishte seli peshkopate, e cila më vonë u vendos në Korçë, siç tregon kodiku i fundit të shek. XVII që mban emrin e «mitropolisë sa Selasforit e Korçës».

(P. Pe.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Selasfori


[cite]