SELISHTA
✤ Fshat në rrethin e Dibrës (P), nga e majta e luginës së Drinit të Zi. Qendër e fshatit të bashkuar aë përfshin edhe fshatrat: Lukan, Kacni, Murrë dhe Qafë-Murrë, popullsia gjithsej 5020 banorë. Dëshmohet si vendbanim i lashtë nga gjetjet në Qytezën e Selishtës. Këshilli NÇ u ngrit më 1944. Në korrik 1944 në Qafë-Murrë Br. V S. zhvilloi një betejë kundër forcave gjermane. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1958. Sot është qendër e koop. së bashkuar, formuar më 1969. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave e blegtorinë. S. ka shkollë të mesme bujqësorq, shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, muze, spital, njësi të shërbimit tregtar e komunal.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Selishta
[cite]