SELITA E MALIT


SELITA E MALIT
✤ Fshat në rrethin e Tiranës (VL). Përfshihet në fshatin e bashkuar Zall-Dajt (shih). Dëshmohet si vendbanim në mesjetë, në kohën e Karl Topisë. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1967. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave. Nga burimet e S. vjen uji i pijshëm për qytetin e Tiranës. S. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, muze, njësi tregtare dhe komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Selita E Malit


[cite]