SEMINARI ARBËRESH I PALERMOS


SEMINARI ARBËRESH I PALERMOS
✤ Qendër arsimi, edukimi dhe kulture, vatër e ruajtjes së gjuhës shqipe dhe e traditave arbëreshe. U themelua në Hora e Arbëreshëve pranë Palermos të Sicilisë, më 30.11.1730, nga Gjergj Guxeta. Rektor i parë i kësaj qendre qe për 10 vjet Pjetër Andrea nga Himara. Seminari u hë një vatër e kulturës dhe e atdhetarizmit shqiptar, ku u formua një varg intelektualësh arbëreshë, shkrimtarësh e poetësh të shquar. (J, K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Seminari Arbëresh I Palermos


[cite]