SENATI
✤ Dhomë e lartë e parlamentit në shtetin shqiptar para Çlirimit, ku merrnin pjesë elementët më konservatorë dhe më reaksionarë të klasave sunduese. Senati u krijua për herë të parë dhe të vetme gjatë «republikës» zogiste (1925-1928). Ai përbëhej nga 18 anëtarë; 2/3 e tyre duhej të zgjidheshin nga populli, por në fakt u caktuan nga Kuvendi Kushtetues, kurse 1/3 u emëruan nga kryetari i shtetit. Afati i mandatit ishte gjashtëvjeçar. Detyra kryesore e Senatit ishte të shayrtonte çdo projektligj të miratuar nga dhoma e deputetëve para se të paraqitej për miratim te kryetari i shtetit.

(A. Lu.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Senati


[cite]