SEMANI
✤ (Apsus). Një nga lumenjtë më të mëdhenj të vendit që rrjedh në Shqipërinë e Mesme, i formuar nga bashkimi pranë fshatit Kozarë (Berat) i Devollit dhe Osumit me gjatësi 281 km, me sipërfaqe të përgjithshme të pellgut ujëmbledhës 5649 km2, lartësi mesatare 863 m. Pasi përshkon fushën e Myzeqesë, S. derdhet në detin Adriatik, me grykëderdhje të vendosur në anën J të lagunës së Karavastasë. Për të shmangur përmbytjet, pas Çlirimit, S. është sistemuar me penda anësore, duke filluar nga fshati Kuç e deri në afërsi të Adriatikut. Para se të derdhet në det, S. merr edhe ujërat e lumit të Gjanicës, i cili rrjedh përmes qytetit të Fierit. Pellgu ujëmble’dhës i S. përsa u përket kushteve hidrogjeologjike, është më i varfri në ujëra nëntokësore ndër të gjithë lumenjtë e tjerë të Shqipërisë. Edhe reshjet që bien në këtë pellg janë të pakta, mesatarisht 1084 mm në vit. Si rrjedhojë rrjeti hidrografik i S. ka shkallë të ulët ujësie. Prurja mesatare shumëvjeçare është 95.7 m3/sek me modul rrjedhjeje të ulët, 16,9 1/sek për km2. Rreth 60% janë ujëra të grumbulluara nga pellgu ujëmbledhës i Devollit. Prurja maksimale me përsëritje 1 herë në 100 vjet ëslitë 2870 m3/sek.
Pellgu ujëmbledhës i S. është i ndërtuar nga toka të gërryeshme, veshja bimore është e paktë. Këto bëjnë aë në pellgun ujëmbledhës të S. të zhvillohet një gërryerje e fuqishme. Sasia e lëndëve të ngurta pezull që transporton S. në det gjatë një viti është mesatarisht 13.2 milionë tonë. Pas Çlirimit janë marrë masa të rëndësishme për mbrojtjen e tokave nga gërryerja.
Në përgjithësi ujërat e S. kanë mineralizim relativisht të lartë, 440 mg/lit. Temp. mesatare mujore e ujit niiryshon nga 6.8°C në janar deri në 25.5°C në gusht.
(N. P.)
✤ Fshat në rrethin e Fierit (P), pranë 1. Seman. Qendër e fshatit të bashkuar, që përfshin edhe fshatrat: Fusha (shih), Gryka, Gjokallija, Sheq-Marinasi, Topoja, popullsia gjithsej 5200. Banorët e S. kanë marrë pjesë në Luftën ANÇ dhe kanë rënë disa dëshmorë. Më 23.9.1943 në Sheq-Marinas u formua bat. partizan i Semanit.
Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1956. Sot është KTL, e formuar më 1974. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës, dallohet për rritjen e fasules. S. ka shkollë të mesme, spital, farmaci, njësi tregtare e komunale. Buzë Adriatikut është plazhi i S.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Semani