SENTIMENTALIZMI


SENTIMENTALIZMI
✤ Drejtim letrar që u shfaq në letërsinë evropiane në gjysmën e dytë të shek. XVIII dhe ka si tipare dalluese themeiore paraqitjen e karaktereve të personazheve përmes ndjenjave, mendimeve dhe përjetimeve, të dhëna me theks ngashëryes, idealizimin e jetës së tyre në gjirin e natyrës, frymën e trishtimit dhe të melankoiisë. Në letërsinë shqiptare S. nuk u zhvillua si drejtim letrar më vete, por motive, situata dhe personazhe karakteristike për këtë drejtim letrar ndeshen në vepra të veçanta, që në fillimet e letërsisë së Rilindjes Kombëtare në çerekun e parë të shek. XIX, gjë që u kushtëzua nga tronditja e rendit të vjetër shoqëror dhe, lidhur ngushtë me këtë, e mentalitetit prapanik që ndrydhte ndjenjat intime të individit. Nën ndikimin e poetikës së S. janë shkruar «Oxhaku» e M. Gramenos dhe tregime, vjersha e romane të autorëve të tjerë. Fryma sentimentaliste përshkon edhe romanin «Lulja e kujtimit» të F. Postolit, ku në themel të subjektit është vënë historia e dashurisë midis dy të rinjve, që u përkasin shtresave të kundërta shoqërore. Një varg autorësh të viteve 20, si K. Mirdita, A. Asllani etj. motivin e dashurisë, që zë një vend të rëndësishëm në krijimtarinë e tyre, e trajtuan në një frymë të theksuar ngashëryese, Motive sentimentaliste gjejmë edhe në romanin «Sikur të isha djalë».

(V. B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Sentimentalizmi


[cite]