SESLERIA E SKËNDERBEUT
✤ (Sesleria skanderbeggi Ujehlyi Deyl). Bimë shumëvjeçare tufore, me kërcell deri 60 cm të lartë, maja e kërceliit me diametër më të vogël se 1 mm në pjesën skajore, me gjethe vizake, deri rreth 4 mm të gjera, me lulesë në formë kalliri, 25-30 mm të gjatë. Lulëzon në maj-korrik. Është endemike me epiqendër areali në Shqipëri, në zonën e ahut dhe kullotat alpine, me lidhje gjenetike me specie endemike ballkanike, e kufizuar kryesisht në afërsi të Krujës.
(Xh, Q.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Sesleria E Skënderbeut
[cite]