SEVASTERI


SEVASTERI
✤ Fshat në rrethin e Vlorës (L), në shpatin V të malit të Gribës. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Dushkarak, Golimbas, Mazhar-Sevasteri, Shkozë; popullsia gjithsej 4332 banorë. Dëshmohet si vendbanim i vjetër ilir. Këshilli NÇ u ngrit në nëntor 1942. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1956. S. është qendër e koop. së hashkuar me të njëjtin emër. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, lulediellit, duhanit dhe rritjen e bagëtive të imëta. S, ka shkollë 8-vjeçare spital, shtëpi kuiture, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Sevasteri


[cite]