SHËNDETËSIA


SHËNDETËSIA
✤ Sistemi i institucioneve që merren me mbrojtjen e shëndetit të popullit, me :irandalimin ahe mjekimin e sëmundjeve. Sh. para Çlirimit ishte shumë e kufizuar dhe e rrspambetur. Shërbimi shëndetësor mbështetej kryesisht në mjekët privatë. Gjatë regjimit të A-Zogut u ngrit Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetësisë në vartësi të Ministrisë së Punëve Hrendshme. Shpenzimet përbënin vetëm 1,3% të boxhetit të shtetit. dhe ndihma mjekësore shtererore ishte me pagesë. Më 1938 kishte 40 amcolanca dhe asnjë poliklinikë, 11 spitaie gjithsej rre 820 shtretër. Në fshatra kishte vetëm 14 mbulanca me infermierë. Në disa prefektura kishte një mjek shëtitës. Nuk kishte një institurron të veçantë për mbrojtjen e shëndetit të rënës dhe fëmijës, mamitë e jepnin ndihmën në rhtëpi kundrejt pagesës, më shpesh jepnin ndihmë sratë e fshatit (babot). Barnatoret ishin të pakra në numër dhe private. E gjithë Sh. bazohej s mjekimi dhe nuk bëhej fjalë për profilaksinë. Në të gjithë vendin më 1938 kishte vetëm 102 njekë, 52 dentistë, ndër të cilët një pjesë pa rrsimin profesional. Pjesa më e madhe e popullrisë, sidomos në fshat, u drejtohej empirikëve, sharlatanëve dhe kleri’këve. Kushtet ekonomike-shoqërore dhe niveli i ulët i Sh. kishin sjellë rërhapjen e shumë sëmundjeve, vdekshmëria tek fëmijët ishte shumë e iartë dhe zgjatja e jetës ruk i kalonte 38 vjetët.

Pas Çlirimit u krijuan kushte të reja shoqërore, ekonomike dhe kulturore, që sollën edhe ajë revolucion të vërtetë në Sh. Ajo u ndërtua rabi parime të reja. Ndihma mjekësore për popuilin është detyrë e shtetit socialist, dhe jepet falas. Sipas nenit 47 të Kushtetutës së RPSSH tShteti u siguron shtetasve falas shërbimin e revojshëm mjekësor dhe mjekimin në qendra shëndetësore të vendit». Sh. zhvillohet me pian, rnke ruajtur përpjesëtime të drejta ndërmjet degëve të ndryshme e ndërmjet rretheve dhe ndihmon për të ngushtuar ndryshimin në mes qytetit dhe fshatit. Ajo ka orientim profilaktik, që synon përmirësimin rrënjësor të kushteve të punës e të -atesës të popullit. Me propagandën shëndetësore dhe higjienizimin merren edhe organizatat shoqërore të masave. Në tetor 1944 u ngrit për herë të parë Ministria e Shëndetësisë. Shteti socialist e ka rritur vazhdimisht buxhetin për shëndetësinë: Sot Sh. mbështetet në një rrjet të gjerë institucionesh që përfshin spitale, poliklinika, ambu’anca, dispanseri, sanatoriume, barnatore. Një rrjet institucionesh të posaçme kujdesen për nënën dhe fëmijën: shtëpitë e lindjes këshillimoret e gruas dhe të fëmijës, çerdhet e fëmijëve. Për orientimin profilaktik është ngritur shërbimi higjieno-epidemiologjik, me institucione të specializuara në të gjitha rrethet: Inspektorati sanitar shtetëror, Drejtoritë e higjienës dhe të epidemiologjisë, Instituti i Higjienës dhe Epidemioiogjisë. Një kujdes 1 veçantë tregohet për Sh. në fshatra. Në çdo fshat të bashkuar ka qendër shëndetësore dhe në disa fshatra të zonave të thella edhe spitale zonale; në fshatrat e veçantë janë ngritur edhe ambulanca e këshillimore për gratë shtatzëna dhe fëmijët. Shërbimi shëndetësor është organizuar në lagje, në ndërmarrje ekonomike dhe në shkolla. Rritja e institucioneve dhe e kuadrove mjekësore zgjeroi shumë ndihmën mjekësore për popullin. Më 1980 u kryen mesatarisht 5 vizita mjekësore për një banor. Si rrjedhojë e rritjes së mirëqenies materiale e kulturore dhe e ndihmës mjekësore zgjatja mesatare e jetës ka arritur në 70 vjeç.

(C.P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shëndetësia


[cite]