SHËNIME PËR LINDJEN E MESME


SHËNIME PËR LINDJEN E MESME
✤ Libër i sh. Enver Hoxha që bën pjesë në serinë e librava të nxjerrë nga «Ditari Politik» për çështjet ndërkombëtare. Është botuar më 1984 dhe bën fjalë për problemet e mëdha politike e shoqërore që lidhen me popujt arabë e joarabë të dy kontinenteve, Afrikës e Azisë, e që në arenën ndërkombëtare njihen me atë që quhet «Kriza e Lindjes së Mesmex. Duke hedhur dritë mbi shumë fakte e ngjarje, sh. Enver Hoxha ndalet në mënyrë të hollësishme në ato probleme thelbësore që kanë shqetësuar e shqetësojnë popujt e Lindjes së Mesme dhe të të gjithë botës. Pasi analizon thellë kontradiktat e mprehta ndërimperialiste që pleksen në këtë rajon me burime të pasura nafte dhe me rëndësi të madhe strategjike sidomos për dy superfuqitë imperialiste, SHBA dhe Bashkimi Sovjetik, sh. Enver Hoxha zbulon shkaqet e vërteta të gjendjes shpërthyese në Lindjen e Mesme dhe rrënjët e konflikteve të armatosura që janë zhvilluar këtu pas Luftës së Dytë botërore, njëri më i përgjakshëm se tjetri. Në këtë libër i bëhet një demaskim i rreptë e i gjithanshëm politikës antiarabe e ekspansioniste të Izraelit e të sionizmit ndërkombëtar si vegël në duart e imperializmit amerikan, politikës antiarabe e proizraelite të SHBA, strategjisë globale të imperializmit amerikan dhe të fuqive të tjera imperialiste, si edhe synimeve hegjemoniste të soeialimperializmit sovjetik në këtë rajon. Në vepër zbulohen format e metodat dinake që janë përpunuar nga imperializmi amerikan dhe soeialimperializmi sovjetik për të përçarë popujt arabë, për të nxitur armiqësitë midis tyre me qëllim që të shtypin e të skllavërojnë popujt e Lindjes së Mesme, të shtien në dorë naftën e tyre dhe të forcojnë pozitat hegjemoniste në këtë rajon. Me argumente bindëse sh. Enver Hoxha në këtë vepër u gris maskën roiqve të rremë të popujve arabë, SHBA dhe Bashkimit Sovjetik, dhe nxjerr fytyrën e vërtetë të dy superfuqive si xhandarë ndërkombëtarë dhe armiqtë më të egër të gjithë popujve e veçanërisht të popujve arabë.

Vend të rëndësishëm në lihër sh. Enver Hoxha u jep kryengritjeve popullore, antifeudale e antiimperialiste dhe luftërave çlirimtare të popujve të Lindjes së Mesme, siç janë lufta heroike shumëvjeçare e popullit palestinez për liri e pavarësi kombëtare, lufta e popullit afgan kundër pushtuesve socialimperialistë sovjetikë, lufta dhe fitorja historike e revolucionit iranian kundër regjimit gjakatar të Pahlavijve dhe imperializmit ndërkombëtar e të tjera. Në libër pasqyrohen qartë qëndrimet e drejta e parimore të PPSH ahe të RPS të Shqipërisë për të gjitha problemet që kanë të bëjnë me krizën e Lindjes së Ivlesme, në favor të luftës së drejtë të këtyre popujve, dhe shprehet hindja e patundur se kjo luftë do të kurorëzohet me sukses mbi bazën e unitetit të fortë të këtyre popujve dhe të qëndrimit të vendosur e pa kompromis kundër imperializmit, socialimperializmit dhe reaksionit.

(Al. Ha.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shënime Për Lindjen E Mesme


[cite]