SHËNIME PËR KINËN


SHËNIME PËR KINËN
✤ Vepër e shokut Enver Iioxha ku përfshihen shkrime të nxjerra nga «Ditari Politik» i tij për çështje ndërkombëtare për periudhën nga fillimi i vitit 1962 deri në dhjetor 1977. Dy vëllimet e para ‘të kësaj vepre u botuan për herë të parë dhe u shpërndanë në Parti në janar të vitit 1978, kurse për publikun u botuan përkatësisht në qershor e në shtator 1979. Ato janë botuar edhe në disa gjuhë të huaja. Shënimet e të dy vëllimeve përbëjnë një analizë të thellë shkencore marksiste-Ieniniste të çështjeve më të rëndësishme politike e ideologjike të viteve 1962-1977 që lidhen drejtpërdrejt ose tërthorazi me Kinën. «Shënime për Kinën» edhe pse ruan karakterin e një ditari politik, për nga çështjet e rëndësishme teorike që analizon, për nga mënyra e thellësia e trajtimit të tyre dhe për nga konkluzionet që nxirren dhe përgjithësimet që bëhen, përbën një vepër të madhe teorike marksiste-leniniste. Duke ndjekur dita-ditës, hap pas hapi e për vite të tëra faktet, dukuritë e ngjarjet e ndodhura në Kinë, duke zbuluar thelbin e tyre dhe duke nxjerrë konkluzionet përkatëse, shoku Enver Hoxha në këtë vepër demaskon përmbajtjen antimarksiste të pikëpamjeve, synimeve e veprimeve të udhëheqësve kinezë, tregon konkretisht se PKK dhe «maocedunideja» nuk kanë asgjë të përbashkët me marksizëm-leninizmin.

Në vëllimin e parë të veprës, përfshihen shkrime të viteve 1962-1972. Vëllimi i dytë i veprës përfshin shkrime të viteve 1973-1977, kur varianti kinez i revizionizmit modern e shprehte më hapur karakterin e tij antimarksist e kundërrevolucionar. Në të dy vëllimet e veprës paraqitet në mënyrë të gjallë e bindëse procesi i njohjes së kësaj vije e politike kineze nga PPSH si dhe lufta e shokut Enver Hoxha për të mbrojtur pa asnjë lëshim parimet e marksizëm-leninizmit e për të demaskuar qëndrimet antimarksiste, revizioniste e prej fuqie të madhe që Kina, PKK e udhëheqësit e saj kanë mbajtur vazhdlmisht ndaj Shqipërisë socialiste e ndaj PPSH. Mësimet e mëdha e të gjithanshme që përmban vepra «Shënime për Kinën», janë një pasuri me vlera të shumta shkencore e edukative për komunistët e mbarë masat punonjëse në punën e në luftën e përditshme për ndërtimin e socializmit e mbrojtjen e atdheut.

(I.Li.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shënime Për Kinën


[cite]