SHËRBIMET KULTURORE


SHËRBIMET KULTURORE
✤ Proeese pune në bujqësi që u kryhen bimëve dhe që kanë për qëllim rritjen e sasisë e të cilësisë së prodhimit bujqësor. Sh. K. fillojnë me sigurimin e mbirieve dhe vazhdojnë gjatë rritjes dhe zhvillimit të mëtejshëm të bimëve. Shërbimet kryesore janë: harrja. shkriftimi i tokës (lesimi, prashitja, frezimi). ujitja (shih), luftimi i sëmundjeve, i dëmtuesve Ghe i barërave të këqija. Harrja ka për qëllim pastrimin e kulturës nga barërat e këqija dhe bëhet me mjete mekanike. Më 1957 u bënë provat e para të luftimit me mjete kimike dhe sot lufta kimike me herbicide është mënyra kryesore e luftimit të barërave. Lesimi bëhet për thërrmimin e plisave, rrafshimin dhe ajrimin e tokës, përzierjen e plehrave e farërave të imta, thyerjen e kores, dëmtimin e barishteve të këqija, luftimin e dëmtuesve në tokë. Lesimi i të lashtave dhe i jonxhishteve në pranverë ndihmon për zhvillimin e ‘mirë të tyre. Mjeti më i vjetër që është përdorur për thërrmimin e plisave ka qenë lesa (trina), e thurur me thupra. Sot punohet me lesa hekuri zigzage, kopjuese dhe rrotulluese. Shkriftimi i jonxhishteve në pranverë bëhet me disqe, por këto makina përdoren më shumë për përgatitjen e tokës për mbjellje.

Prashitja ka për qëllim shkriftimin dhe ajrimin e tokës, si dhe luftimin e barërave. Për disa bimë si qepa, hudhra, karrota, panxhari etj. përdoret capa (prashajka). Për prashitjen e kulturave që mbillen në rreshta të gjerë në toka: e lehta përdoret shati i gjerë me pjesën prerëse në formë harku dhe me bislit të shkurtër. Në tokat më të ngjeshura përdoret shati më i ngushtë, me majë dhe me bisht më të gjatë. Në tokat shumë të ngjeshura përdoret shati me pjesë punuese të ngushtë që në disa zona e quajnë dhe kazmë. Në tokat skeletike përdore: vegla me dy grepa e quajtur diqel. Sot prashitja bëhet me kultivatorë të tërhequr me kafshë dhe në zonat fushore me kultivatorë të mëdhenj që tërhiqen nga traktori. Përveç kultivatorëve po prodhohen e përdoren edhe frezat prashitëse-plehëruese, të cilat arrijnë të hedhin në rreshta deri më 350 kg. për hektar pleh kimik.

(O.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shërbimet Kulturore


[cite]