SHËRBIMI AJROR
✤ Shërbim për udhëtarë, mallra e postë që organizoliet nga «Albtransporti», në varësi të Ministrisë së Komunikacioneve. Pas Çlirimit Sh. A. kryhej me aviona të vegjël nëpërmjet aeroportit në hyrje të Tiranës. Me fuqi- -r-m’n elconoinik të vendit dhe me zgjerimin e marrëdhënieve me vende të tjera u shtua transpjrti ajror. Sh. A. në fillim kryhej nga agjencia r;rore dhe Drejtoria e aeroportit të Tiranës, kur=e më 1957 u krijua «ALBTRANSPORTI», për iryerjen e shërbimeve të ndryshme që lidhen me rransportin e jashtëm ajror, detar dhe automorilistik. Prej v. 1970 «ALBTRANSPORTI» kryen shërbimet e transportit ajror.
Ndërtimi i aeroportit të Tiranës (shih) më 1958 irijoi mundësitë për uljen dhe ngritjen e avionëve modernë të tipave dhe të kapaciteteve të ndryshme. Veprimet në lëmin e transportit ajror me vendet e tjera rregullohen nëpërmjet marrëTeshjeve që ka lidhur vendi ynë me rreth pesëShjetë vende, si dhe të marrëveshjeve dypalëshe që ka «ALBTRANSPORTI» me shoqëri dhe ndërmarrje të vendeve të tjera. Ai kryen të gjitha shërbimet e nevojshme teknike dhe komerciale për shoqëritë dhe ndërmarrjet ajrore me të cilat ia marrëveshje. Këtu përfshihen: shitja e biletave për udhëtarë e mallra, vënia në dispozicion e mjeteve të ndërlidhjes dhe të navigacionit, iomunikimet e informacioneve me aeroportet e vendeve të tjera, marrja e masave të nevojshme uër sigurimin e kryerjes në rregull të fluturimit etj.
(Q.K.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shërbimi Ajror