SHËRBIMI I KUSHTRIMIT AJROR


SHËRBIMI I KUSHTRIMIT AJROR
✤ Shërbim luftarak i përhershëm i Përgatitjes Shtetërore Civile (shih) që organizohet dhe funksionon qysh në kohë paqeje. Detyra kryesore e Sh. të K. A. është marrja dhe transmetimi i menjëhershëm i sinjalit për rrezikun e sulmit ajror të armikut.

Sh. i K. A. kryhet nga efektivat përkatës të komandave të FWP, rojat operative të gatishmërisë luftarake, personeli i shërbimit të zyrave të PT-së dhe nga formacione të veçanta të tij, të përgatitura e të pajisura me mjetet e nevojshme të ndërlidhjes e të sinjalizimit. Sh. i K. A. të RPSSH u krijua në vitin 1967 dhe është përsosur vazhdimisht.

(Mi.Gj.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shërbimi I Kushtrimit Ajror


[cite]