SHËRBIMI USHTARAK


SHËRBIMI USHTARAK
✤ Detyrë shtetërore që përrakton shërbimin e detyrueshëm në radhët e forrave të armatosura. Sh. U. dhe përgatitja e vijue;hme për mbrojtjen e atdheut soeialist janë de:yrë e të gjithë shtetasve. Sh. U. përbëhet nga 5h. U. aktiv dhe nga ai rezervist. Sh. U. në radhët f UNÇSH filloi të zbatohet pas Kongresit I Antizshist të Përmetit (shih). Sh. U. aktiv kryhet nga çdo shtetas shqiptar i moshës 18 deri 27 vjeç. Në raste gjendjeje të : ashtëzakonshme, në përputhje me udhëzimet e Këshillit të Mbrojtjes, mund të thirren për shërrrnin ushtarak aktiv edhe shtetasit që kanë mbushur moshën 17 vjeç. Koha e shërbimit nshtarak aktiv zgjat 2 deri në 3 vjet. Ndryshe zga shërbimet e tjera, shtetasit që thirren për të kryer Sh. U. bëjnë betimin ushtarak (shih). Sh. U. rezervë kryhet nga shtetasit e moshës deri 55 vjeç, që kanë kryer Sh. U. aktiv ose që kanë kaluar moshën 27 vjeç pa kryer shërbimin ushtarak aktiv. Shtetaset shqiptarë të moshës 18 deri aë 35 vjeç, kur nuk kanë fëmijë nën moshën 5 vjeç, sipas nevojave të plotësimit të struknrave të forcave të armatosura, kryejnë Sh. U. si rezerviste.

(P.R.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shërbimi Ushtarak


[cite]