SHËTITORET ANTIKE


SHËTITORET ANTIKE
✤ Pjesë të kompozimit urbanistik të shesheve qendrore në qytetet antike, ku bëheshin edhe takime për shkëmbimin e meniimeve, për mësime dhe veprimtari të tjera të jetës qytetare. Nga ana arkitektonike trajtoheshin si galeri të mbuluara, 50-100 m të gjata me një varg kolonash në ballë, të hapura ndaj mjedisit të jashtëm. Deri më sot në vendin tonë njihen 7 Sh. të shek. IV-III p.e.r., nga dy në Apoloni e Dimal dhe nga një në Nikaia (Klos), Bylis e Butrint. Prej tyre më e vjetër është Sh. e Apolonisë, dykatëshe, me shtylla dorike, me nike cilindrike për shtatore. Sh. tjetër e Apolonisë që zëvendësci të parën është një nga shembujt më të arrit’ur të këtyre ndërtimeve. Ajo është me dy kalime e dy kate (70.2 x 10.50 m). Muri i pasëm, që ka edhe rol mbajtës, është me 17 kamare absidale, ku vendoseshin shtatoret, veçori kjo që i dallon këto Sh. nga ato të Greqisë, Kolonada e brendshme dhe e jashtme e katit të parë formohet nga kolona me seksion tetëkëndor, stii ky që haset vetëm në Iliri dhe Epir, ndërsa ajo e katit të dytë me gjysmëkolona jonike, ku mbntohej parapeti prej guri të gdhendur. Sh. e Apolonisë shquhet për pianimetrinë e zhvilluar, pasurinë e përpunimit dekorativ dhe veçantitë e trajtimit të elementeve formuese. E ngjashme me të është dhe Sh. e Dimalit. Tipare të veçanta paraqet Sh. e Butrintit, në zgjidhjen e ballit nje pilastra masive, që kufizojnë hapësira kalimi të mbuluara me harqe të rreme trapezoidale. Ndryshe nga Sh. e tjera kjo dhe Sh. e Bylisit e kanë murin e pasëm të rrafshët.

(A.B.—P.Thc.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shëtitoret Antike


[cite]