SHËMRIA
✤ Fshat në rrethin e Kukësit (P). Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Gëdhesht, Mëgullë, Qami e Petkaj, popullsia gjithsej 2626 banorë. Dëshmohet si vendbanim që në mesjetë. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1956. Sh. është qendër e koop. së bashkuar, formuar më 1964. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave. Kultivohet gështenja, kumbulla, rriten bagëtitë e imëta. Sh. ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi kulture, muze, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale. Këtu janë hapur dy miniera bakri.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shëmria
[cite]