SHËN NAUMI


SHËN NAUMI
✤ Një nga manastiret më të njohura shqiptare, 10 km në YL të Pogradeeit, në bregun L të liqenit. ManaMiri i kushtohet kryeengjëllit Mëhill. U ndërtua rreth v. 900 nga Naumi, i cili punoi, vdiq dhe u varros atje më 910. Në korrik 1925 Sh. N. iu dhurua Jugosllavisë nga mbreti Zog si shpërblim për ndihmën që i dha ajo për shtypjen e Revolueionit të Qershorit dhe për kthimin e tij në Shqipëri. Nga kisha e vjetër kanë mbetur vetëm themelet në trajtë trikonku (trifletëshi). Kisha e sotme është ngritur rreth shek. XVI mbi të parën. Vlerë të veçantë ka ikonostasi prej druri i zbukuruar me gdhendje të stilizuara dhe me ikona të Kostandin Jeromonakut, piktor i fundit të shek. XVII-XVIII që ka punuar në zonën e Korçës (Vithkuq, Voskopojë) dhe Elbasan. Shquhet për elementet baroke perëndimore, të cilat ushtruan ndikim në piktorët e mëvonshëm. Piktura murore e kishës është vepër e v. 1806 e Tërpo ._irçarit, biri i Athanas Zografit. Edhe kishëza e ogëi një ndërtim i mëvonshëm, gjithashtu është jikturuar. Në brezin e sipërm shtjellohet cikli i mrekullive të Naumit, ndërsa poshtë janë figurat aë këmbë. Mbi arkivolin e Naumit paraqitet në kompozim origjinal vdekja e tij, ku midis firurave që vajtojnë dallohet Klementi i Ohrit. 5k.N. ka pasur një bibliotekë të pasur që u rrgj së bashku me konakët e murgjve. (Dh.Dh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shën Naumi


[cite]