SHËNDËLLIA
✤ Mal në rrethin e Tepelenës, në fillim të vargmalit Shëndëlli-Lunxhëri-Bureto me kuotën më të lartë 1802 m. Kufizohet nga P me luginën e Vjosës, ndërsa nga L lugina e përroit të Mezhgoranit dhe atij të Maricajt e ndajnë nga mali i Trebeshinës. Shtrihet nga lugina e lumit të Lutfinjës në V e deri tek gryka e Këlcyrës në J me gjatësi rreth 10-12 km me orientim VP-JL. Është i ndërtuar kryesisht nga gëlqerorë. Kurrizi i malit është i sheshtë, me rënie graduale në drejtim të V. i përpunuar kryesisht nga dukuritë karstike. Prandaj mungojnë rrjedhjet sipërfaqësore të ujërave. Shpati P bie në formë më të rregullt në drejtim të luginës së Vjosës. Tërheq mjaft lagështi, pasi është përballë erërave shiprurëse të ardhura nëpërmjet luginës së Vjosës. Pyjet janë të rrallë, ka shkurre mesdhetare dhe dushk si dhe kullota verore. Qendrat e banuara janë vendosur në këmbët e shpatit P (Dragoti, Damësi, Kashishti, Beçishti, etj.). (F.Kr.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shëndëllia
[cite]