SHËNGJINI


SHËNGJINI
✤ Qytet dhe port në bregdetin e Adriatikut, në V të gjirit të Drinit. Popullsia 1650 banorë. Vendbanimi i lashtë me emrin Nimfeum është ngritur afërsisht në të njëjtën kohë me Lisusin (Lezhën e sotme). Në shek. XIV porti i njohur si skela e Medës kishte veprimtari të gjallë lidhur me ngritjen e principatave të Arbërit dhe si port i mbrojtur mirë nga stuhitë. Pas pushtimit osman rëndësia e skelës ra dhe në shek. XIX Sh. ishte një fshat i vogël, me disa familje malësorësh blegtorë, të ardhur nga krahfnat e Mbishkodrës, të Reçit, të Lezhës të EhkreUt dhe të Kelmendit. Edhe gjatë viteve të regjimit të A. Zogut vijoi të mbetej një qendër fare e vogël, me një pakicë punëtorësh që punonin në gurore e në port. Në korrik 1929 punërorët e portit bënë. një grevë për lehtësimin e knshteve të punës kimdër shoqërisë kapitaliste rraiiane «Maxorana». Më 7 prill 1939 këtu u pritën ne armë trupat pushtuese italiane. Në korrik 1344 pushtuesit nazistë gjermanë hodhën në erë portin Gjatë viteve të pushtetit popullor Sh. ka pënar ndryshime rrënjësore. Porti i Sh. shërben rar anijet e transportit të brendshëm të mallrave. tshtë ngritur një ndërmarrje peshkimi me një numër anijesh peshkimi. Sot Sh. ka shkollë tetëvjeçare, shtëpi kulture, kinema, muze. Para Çlirimit nuk kishte asnjë lloj shërbimi mjekësor. Tani ka qendër shëndetësore, klinikë stomatologjike, konsultore fëmijësh. Është ngritur një rrjet tregtar e shërhimesh komunale. Sh. është i njohur si qendër pushimi. Janë ngritur dy shtëpi pushimi për punëtorë e fëmijë, si ahe hotele e kabina, numri i të cilave do të shtohet.

✤ Fshat në rrethin e Tiranës (L), në të dy anët e Erzenit. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Vërri (shih). Është qendër banimi e vjetër, përmendet që në shek. III-IV. Në JP të fshatit ndodhen muret e një kalaje të hershme mesjetare që nga populli quhet kalaja e Skënderbeut. Këshilli NÇ u ngrit në shtator 1943. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1959, ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës e pemëtarinë. 3h. ka shkollë 8-vjeçare, muze, vatër kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shëngjini


[cite]