SHËRBIMI I KONTROLLIT TË QARKULLIMIT RRUGOR


SHËRBIMI I KONTROLLIT TË QARKULLIMIT RRUGOR
✤ Organ në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme që mbikëqyr zbatimin e rreguilave_ të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e automjëteve dhe nga udhëtarët, bën kontrollin teknik të automjeteve, ekspertimin e aksidenteve rrugore dhe pajis me leje aftësie drejtuesit e automjeteve. Është krijuar në 1960 me vendosjen e rregullave të plota për qarkullimin rrugor në vendin tonë. Qarkullimi në rrugët e qyteteve dhe në rrugët e tjera bëhet në përputhje me normat e miratuara nga Presidiumi i Kuvendit Popullor më 1969, në bazë të të cilave është hartuar dhe rregullorja mbi qarkullimin rrugor. Rregullat janë hartuar duke pasur parasysh kushtet konkrete të vendit dhe kërkesat e Konventës mbi qarkullimin rrugor ndërkombëtar të miratuar në Gjenevë më 19.9.1949, në të cilën ka aderuar dhe vendi ynë. Për disiplinimin e qarkullimit rrugor dhe parandalimin e aksidenteve vendosen tabela dhe shenja treguese. Në ndihmë të organeve të kontrollit të qarkullimit rrugor, veprojnë kontrollorët vullnetarë, që janë të zgjedhur nga punonjësit. Shkelja e rregullave, të përcaktuara në rregulloren mbi qarkullimin rrugor, nga ana e shtetasve, përbën kundërvajitje administrative. (Th. Pë.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shërbimi I Kontrollit Të Qarkullimit Rrugor


[cite]