SHËRBIMI HIDROGRAFIK I FLD
✤ Lloj shërbimi i UP i paracaktuar për sigurimin e lundrimit të anijeve në det. Me formimin e FLD, më 15.8.1945, u krijua edhe seksioni i sigurimit të lundrimit, i cili në fillim u mor me vënien në gatishmëri të fenerëve detarë dhe me dhënien e udhëzimeve për lundrimin në det etj. Me rritjen e forcimin e FLD, të Flotës Tregtare e të Peshkimit, më 20.9. 1957 ky seksion, i plotësuar me kuadro dhe i pajisur me mjetet e nevojshme, formoi Shërbimin Hidrografik të FLD. Ky Shërbim ndjek ndryshimet e bregdetit e të detit, përpilon hartat detare, mirëmban e vendos fenerët detarë e shenjat e tjera detare në tokë e në det, administron e pajis anijet me harta detare dhe me udhëzues për lundrimin detar etj.
(B.Gë.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shërbimi Hidrografik I Fld
[cite]