SHËRBIMI INFORMATIV USHTARAK GJATË LUFTËS ANÇ


SHËRBIMI INFORMATIV USHTARAK GJATË LUFTËS ANÇ
✤ Një nga shërbimet e para të UNÇSH. Fillesat e këtij shërbimi u hodhën në fazën e parë të Luftës ANÇ (nëntor 1941 — korrik 1943). Ai u krijua dhe u organizua në bazë të direktivave të Konferencës së Parë të Vendit të PKSH. Pranë Shtabit të Përgjithshëm në korrik 1943 u krijua Shërbimi Informativ Qendror, pranë shtabeve të qarqeve e grupeve u krijuan seksionet informative, pranë komiteteve qarkore të Partisë u krijua zyra informative. Pas Kongresit të Përmetit, në shtabet e batalioneve, brigadave, divizioneve dhe Korparmatave, u krijuan seksionet informative dhe nënrepartet bazë organike (kompani dhe skuadra) të zbulimit dhe informative. Duke përgjithësuar përvojën e fituar gjatë Luftës ANÇ, Komanda e Përgjdthshme e UNÇSH e përsosi Sh. I. U. në përshtatje me kërkesat që shtronte stadi përfundimtar i luftës dhe modernizimi i UNÇSH.

(Ka.Ku.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shërbimi Informativ Ushtarak Gjatë Luftës Anç


[cite]