SHASI
✤ Qytet mesjetar, në bregun e djathtë të lumit të Bunës, pranë liqenit me të njëjtin emër, sot në territorin e RSF të Jugosllavisë. Qyteti shtrihej në një fushë të begatë e lidhej me Shkodrën dhe qytetet e afërta të Ulqinit e Tivarit. Sh. ishte seli peshkopale qysh në shek. XI; u plaçkit gjatë invazionit tartar më 1244, por e rimori veten, siç e dëshmojnë kisha katedrale e stilit romanik e ndërtuar në fund të shek. XIII dhe monedhat e veta të prera në qytet po në këtë shekull, me legjendën «Sovacii civitas». Në fund të shek. XIV filloi tatëpjeta e qytetit, i cili më 1443 ishte një pronie e thjeshtë dhe më 1470 cilësohej si një fshat.

(P.Me.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shasi


[cite]