SHEBENIKU
✤ Mal në VL të rrethit të Librazhdit, me lartësi 2253 m. Kufizohet me luginën e Shkumbinit të sipërm në P, luginën e Rapunit në VP dhe Jabllanicën në L. Përbëhet kryesisht nga shkëmbinj ultrabazikë. Ka forma të shumta të relievit akullnajor (mbi 1600 m) si cirqe, lugje, lugina dhe liqene akullnajore. Prej këtu burojnë përrenjtë e Bushtricës dhe Qarrishtës që janë degë të djathta të Shkumbinit. Bimësia përbëhet kryesisht nga pyje ahu e dushku. Në pjesët e ulëta gjenden shkurre, kurse në kreshtën e tij kullota alpine. Ndër kafshët e egra takohen, sidomos në pyjet e Qarrishtës, ariu, derri i egër, kaprolli, zardafi, pëllumbi i egër etj. Është i pasur me xeherorë të hekur-nikelit që nxirren në minierën e Bushtricës, Pishkashit etj, xeherorë kromi etj.
(P.Q.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shebeniku
[cite]