SHEHU ABAZ
✤ (1905-1943). Pjesëmarrës i lëvizjes demokratike-revolucionare, militant komunist, vep-rimtar i shquar i lëvizjes komuniste dhe i luftës ANÇ, Hero i Popullit. Lindi në Bënçë të Tepelenës, në një familje me tradita patriotike. Mori pjesë aktivisht në Revolucionin e Qershorit 1924. Më 1925 i shtrënguar nga terrori zogist shkoi në Francë, ku u bë anëtar i PKF. U kthye në Shqipëri më 1928, u burgos dhe vetëm më 1937 u lirua. Pas pushtimt të Shqipërisë nga Italia fashiste, u lidh me Grupin Komunist të Shkodrës. Anëtar i PKSH që me themelimin e saj. Në vitet 1942-1943, zhvilloi veprimtari të gjerë për përhapjen e ideve komuniste dhe për ngritjen e masave në luftën çlirimtare, punoi për krijimin e celulës së parë të Partisë dhe të Këshillit NÇ në rrethin e Tepelenës. U caktua komandant i Grupit partizan të Vlorës (1943) dhe më pas komandant i Brigadës V S të UNÇSH, detyrë të cilën nuk arriti ta kryente, pasi ra heroikisht në përpjekje me armiqtë, më 4.12.1943, në Gjorm të Vlorës.
(F.La.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shehu Abaz
[cite]