SHEHU MUHAMET
✤ (1930-1967). Figurë e shquar e ndërtimit socialist, dha jetën për mbrojtjen e pasurisë socialiste, Hero i Punës Socialiste. Lindi në fshatin Bicaj të Kukësit në njëfamilje patriote dhe të lidhur ngushtë me Luftën ANÇ. Në moshën 13-vjeçare mori pjesë në radhët e Ushtrisë NÇ. Pas Çlirimit kreu studimet e larta për inxhinier nafte dhe punoi në sektorë të ndryshëm të industrisë së naftës, ku u dallua për punë të palodhur dhe aftësi profesionale. Ra në krye të detyrës, së bashku me shokun e tij të punës, Myrteza Kepi (shih), në përleshje me flakët e një zjarri të fuqishëm që shpërtheu në stacionin e pompimit të naftës të Linasit, në rrethin e Elbasanit, më 15.2.1967. Akti i tij heroik u bë shembull i lartë frymëzimi për gjithë punonjësit e vendit. (R.P.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shehu Muhamet
[cite]