SHEPERI
✤ Fshat në rrethin e Gjirokastrës (L), rë luginën e Zagories, rrëzë Dhëmbelit. Bën pjesë r.§ fshatin e bashkuar Nivan (shih). Përmendet në rnrimet e shkruara që nga shek. XVI. Sh. është vendlindja e poetit Andon Zako Çajupi (shih). Këshilli NÇ u ngrit më 1942. Në Sh. janë formuar Brigada VIII S më 25.4.1944 dheBrigada XIV S më -7.8.1944. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957. 5h. bën pjesë në koop. «Alqi Kondi». Ka drejtim kryesor bimët e arave dhe rritjen e bagëtive të imëta. Sh. ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, njësi tregtare.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Sheperi
[cite]