SHEPERI ILIA DILO


SHEPERI ILIA DILO
✤ (1872-1945). Veprimtar i arsimit kombëtar dhe gjuhëtar. Ishte ndër themeluesit e shoqërisë «Vëllazëria» të Gjirokastrës (1919) dhe sekretar i saj. Për përhapjen e gjuhës shqipe u ndoq, u dënua me dëbim nga atdheu dhe me vdekje. Mori pjesë në Kongresin arsimor të I.ushnjes (1920) dhe në të Tiranës (1922). Punoi pëi zgjerimin e rrjetit të shkollave dhe për përgarltjen e programeve mësimore.

Në fushën e gjuhësisë ka dhënë ndihmesë me veprën «Gramatika dhe sindaksa e gjuhës shqipe sidomos e toskërishtes (për shkollat e mesme)» botuar në Vlorë më 1927. Në parathënien e saj zutori shpreh ide e mendime të reja për probleme të ndryshme të gramatikës e të gjuhës letrare. Xë këtë vepër paraqitet gjendja e gjuhës shqipe ne tërë variantet, pa theksuar një qëndrim nornativ. Vepra dëshmon për ndjenjën e hollë gjuhësore të autorit, ka vëzhgime të imëta dhe njaft ndihmesa vetjake e zgjidhje origjinale. Kjo gramatikë është ndër më të mirat, që janë zartuar para Çlirimit.

(F.A.—Xh.Ll.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Sheperi Ilia Dilo


[cite]