SHEQËZA


SHEQËZA
✤ Fshat në rrethin e Beratit, në JL të Q. Stalin. Qendër e fshatit të bashkuar, që përfshin edhe fshatrat: Pashtraj, Bardhaj, Krekëz, Koritëz e Vodëz. Më 2.12.1942 në Sh. u krijua «Çeta e Kuçovës», ndërsa më 25.7.1943 «Batalioni i Kuçovës». Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1953. Sh. është qendër e koop. së bashkuar, formuar më 1961. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës dhe blegtorinë (gjedhë, dhen e dhi). Vitet e fundit është zhvilluar pemëtaria, rrushi, fiqtë, ulliri. Sh. ka shkollë 8-vjeçare, muzeun. shtëpinë e kulturës, shtëpinë e lindjes, pika të shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Sheqëza


[cite]