SHEQERI
✤ Lëndë ushqimore e ëmbël, që nxirret nga panxharsheqeri ose nga kallami i sheqerit. Është komponim organik (disakarid), me vlera ushqyese, 100 g Sh. japin 410 kal. Sh. ka qenë importuar dhe njohur që në shek. XIX në shumë qytete të Shqipërisë. Filloi të prodhohej në vend vetëm pas Çlirimit, më 1949 në një fabrikë të vogël në Korçë dhe sidomos me ngritjen e Kombinatit të Sheqerit në Maliq (1951) dhe zhvillimin e Ind. së sheqerit (shih). Prodhohet nga panxharsheqeri, me veprim të ‘lUSSBkE Në Kombinatin e Sheqerit në Maliq pandërprerë, në një varg procesesh teknologjike si grirja, difuzioni, pastrimi, avullimi, kristalizimi, tharja dhe ambalazhimi. Përdoret gjerësisht në ind. ushqimore, sidomos në prodhimet e sheqerit, në konservat e frutave etj., si dhe në ushqimin social e në konsumin e përditshëm.

(ShJ.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Sheqeri


[cite]