SHIJAKU HAMID


SHIJAKU HAMID
✤ (1918-1942). Militant komunist, veprimtar i shquar i Luftës ANÇ. Lindi në Tiranë në një rreth familjar me ndjenja atdhetare. Që në moshë të re përqafoi idetë komuniste dhe zhvilloi veprimtari antizogiste e revolucionare sidomos me të rinjtë e Tiranës, në shoqëritë kulturore-sportive si «Shkëndia». Libraria e tij në kryeqytet më 1938-1939 u bë vend takimesh për të rinjtë me pikëpamje përparimtare e revolucionare. Mori pjesë në demonstratat e prillit 1939 kundër pushtimit fashist dhe ishte një ndër organizatorët e tyre. Për një kohë mërgoi jashtë shtetit, ku punoi si punëtor metalurg dhe vazhdoi veprimtarinë revolucionare. Me kthimin në Shqipëri (1941) u lidh ngushtë me komunistët Vasil Shanto, Qemal Stafa, Ali Demi, Myslym Shyri, nëpërmjet të cilëve u njoh me Enver Hoxhën në dyqanin «Flora». Anëtar i PKSH me themëlimin. e saj. Punoj me të gjitha fdrcat e me besnikëri për zbatimin e vijës së PKSH, mori pjesë hë njësitet guerile të kryeqytetit, u dallua për guxim në aksione. U kap në befasi nga armiku dhe gjyqi ushtarak fashist e dënoi me vdekje. Qëndroi i papërkulur në burg dhe në çastin e ekzekutimit me varje, më 2.3.1942, ndërsa në burgun politik të Tiranës buçiste «Internacionalja»; ai para litarit thirri: «Poshtë fashizmi»!, «Ri*oftë PKSH», «Rroftë Shqipëria e lirë», «Rroftë komunizmi»!.

(E.Re.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shijaku Hamid


[cite]