SHIPOKA
✤ Fshat në rrethin e Korçës, në malësinë e Voskopojës. Bën pjesë në fshatin e bashkuar të Voskopojës (shih). Ishte qendër e rëndësishme ekonomike dhe kulturore në shek. XVI-XVII. Këshilli NÇ u ngrit në nëntor 1943. Në mars 1944 këtu qëndroi përkohësisht Shtabi i Përgjithshëm i UNÇ dhe sh. Enver Hoxha. U çlirua në mars 1944. IColektivizimi i bujqësisë u bë më 1957. Bën pjesë. në koop. e bashkuar të Voskopojës. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës, i patateve dhe rritja e bagëtive të imëta. Sh. ka shkollë të ciklit të ulët, shtëpi-muze, vatër kulture, ambulancë, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shipoka
[cite]